Vetura godet biçiklistin në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe biçklete, ku ky i fundit ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Enigma.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës.

“Rreth orës 1720, në rrugën  Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut” thuhet në njoftim.

Related Articles