Vetura godet dy këmbësorë në Fushë Kosovë, të lënduarit dërgohen në QKUK

Vetura godet dy këmbësorë në Fushë Kosovë, të lënduarit dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, derisa dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Enigma.

Një veturë ka goditur dy këmbësorë, dhe si pasojë viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndryshe, i dyshuari është arrstuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur dy viktimat meshkuj kosovarë-këmbësorë. Si pasojë e aksidentit, viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Related Articles