Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ndërsa si pasojë janë lënduar dy këmbësorë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe janë të përfshirë dy këmbësorë.
“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreth orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësorë”, bëri të ditur Kelani.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar.
/Gazeta Enigma/.