Vetura godet këmbësoren në Prishtinë, Policia jep detaje

Vetura godet këmbësoren në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një këmbësore është goditur nga një veturë të premten në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ata kanë bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa raportohet se e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (këmbësore) pasi e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe e njëjta sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles