Vetura godet për vdekje një 40-vjeçare në fshatin Gjonaj të Prizrenit

Vetura godet për vdekje një 40-vjeçare në fshatin Gjonaj të Prizrenit

Një 40-vjeçare ka humbur jetën sot pasi është goditur nga një veturë deri ishte duke kaluar rrugën. Ngjarja ka diodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku edhe ka bërë të ditur se i dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident është dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

“Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën. I dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Bytyqi. /Gazeta Enigma/

Related Articles