Vetura godet për vdekje një biçiklist në Prizren

Vetura godet për vdekje një biçiklist në Prizren

Një 64-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren, përderisa po kalonte me biçikletën e tij në zonën e këmbësorëve.

Këtë për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Me datë 06.08.24 rreth orës 17:40 një qytetare informoi policin  për një aksident trafiku me lëndime, ku një automjet kishte goditur një  biciklist.  Aksidenti kishte ndodhur në vend kalimin  për këmbësor në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Është njoftuar Urgjenca  e cila bashkë me policinë kanë dalur në vendngjarje. Nga urgjenca kanë njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rreth orës 18:00 nga patrulla e cila ishte në emergjencë është njoftuar se viktima (mashkull 64 vjeç) ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. /Gazeta Enigma

Related Articles