Vetura i godet dy këmbësorë në Prishtinë

Vetura i godet dy këmbësorë në Prishtinë

Dy këmbësorë të premten janë goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfimruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve”.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”,ka thënë Ahmeti./Gazeta “Enigma”/

Related Articles