Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sontme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Si pasojë një veturë ka përfunduar në një lokal duke sjell edhe dëme materiale.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci theksoi se të lënduarit kanë marrë trajtim të duhur mjekësor.
“Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadanii” në Prishtinë Nga informatat e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkatuar edhe në një lokal skaj rrugës. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident” – tha Borovci./Gazeta Enigma/