Vetvritet një grua nga Gjakova

Vetvritet një grua nga Gjakova

Një grua nga Gjakova ka kryer vetvrasje, duke u varur në banjon e banesës së saj.

Kjo u bë e ditur nga Policia rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se viktimën e kanë gjetur të varur familjarët e saj.

“Sot me date 11.04.2022 rreth orës 11:00 Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar njoftim se ne rrugën “Marin Barleti” është gjetur nga familjaret një person i gjinisë femrore e varur ne banjon e baneses.”

Sipas Policisë, gruaja nga Gjakova i dha fund jetës së saj duke u varur me një shall.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjeksor i cili ka konstatuar vdekja e viktimes e cila aktin e vetevrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall.”

Sipas familjarëve e njëjta ka vuajtur nga depresioni dhe ka qenë me terapi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet pergjegjëse si dhe njesia e hetimeve rajonale ndërsa prokurori kujdestare ka urdhëruar që trupi i pa jete i viktimes të dërgohet ne IML për oduksion.”

Related Articles