VIDEO: Blinkeni ia zgjat dorën, por Lavrovi bërrylin

VIDEO: Blinkeni ia zgjat dorën, por Lavrovi bërrylin

Zvicra edhe një herë të premten ishte vend pritës i takimeve ndërkombëtare të nivelit të lartë. Në Gjenevë u takuan sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

Edhe pse tema që u diskutua ishte shumë serioze – tensionet në Ukrainë, kryediplomatit rus, si rrallëherë, në një moment i rrëshqiti një zgërdhirje, ndonëse Blinkenit nuk i erdhi aspak për të qeshur.

Ishte çasti kur dy diplomatët e lartë po fotografoheshin pranë njëri-tjetrit e para flamujve të shteteve të tyre dhe sekretari amerikan ia zgjati dorën homologut rus. Sidoqoftë, Lavrovi mendoi se mënyra e duhur e përshëndetjes në pandemi ishte një tjetër dhe për një moment e zgjati bërrylin.

Ndoshta ministrit rus i kishte mbetur në kujtesë një takim me Blinkenin vitin e kaluar, kur ata ishin takuar më 19 maj në Islandë dhe nuk i kishin shtrënguar duart, por vetëm ishin përshëndetur me krahë.

Kështu ishin përshëndetur Blinkeni e Lavrovi vitin e kaluar në Islandë. (Foto: Reuters)

Related Articles