VIDEO: Dhuna në familje – Ndihmë ligjore falas për viktimat

VIDEO: Dhuna në familje – Ndihmë ligjore falas për viktimat

Në gjysmën e parë të janarit, në Polici u raportuan 70 raste të dhunës në familje.

Raportet e Policisë në 15 ditët e para të këtij viti janë të mbushura plot me lajmërime të dhunës në familje.

Gjithsej 70 raste të tilla u raportuan në Polici gjatë gjysmës së parë të muajit janar.

Shumica e akteve të dhunës u ushtruan karshi grave.

Madje, një nga to u vra në Llaushë të Skenderajt nga burri i saj, ani pse si shumë viktima tjera ajo kishte raportuar rastin në polici.

Por, përgjigja e organit të rendit, nuk ishte në nivelin më të lartë.

Por, zëvëndësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, thotë se gratë mund të raportojnë dhunën edhe në këtë institucion.

E për të u lehtësuar përballjen me këtë fenomen, zëvëndësministrja tregon ndryshimet ligjore që do të mundësojnë ndihmë juridike falas për gratë.

Shala kërkon një bashkëpunim të të gjithë akterëve institucional për parandalim të dhunës ndaj grave.

Ministria e Drejtësisë tashmë ka filluar hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

Për ta shikuar storien e plotë, klikoni KËTU.

Related Articles