Derbi mes Dritës dhe Gjilanit që u zhvillua sot ka përfunduar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligë.
Kjo ndeshje iu besua gjyqtarit Dardan Çaka i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Në dhomën e sistemit VAR ishte Visar Kastrati dhe Granit Hyseni.
Në pjesën e parë skuadra e Gjilanit kërkoi penallti pas një prekje me dorë nga mesfushori Hamdi Namani.
Gjyqtari Çaka u konsultua për disa minuta me sistemin VAR, por nuk ftua nga dhoma e VAR-it që të shkonte t’i shikonte vet pamjet.
SC Gjilani ka publikuar një video në Facebook duke publikuar pamje të qarta ku mesfushori i Dritës, Hamdi Namani e kishte prekur topin me dorë. Gjilani ka ironizuar se si dhoma e VAR-it apo edhe gjyqtari Çaka nuk shkoi t’i shikonte pamjet për një penallti të mundshme./GazetaEnigma/