Për shtatë vite me radhë, në Kosovë qëndroi vetëm me leje të përkohshme qëndrimi. Por, malazezja, Ifeta Palamar nuk arriti asnjëherë ta sigurojë shtetësinë kosovare.
Kjo pretendon se i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme për të fituar këtë të drejtë.
“Më kanë shkaktuar probleme pasi që prej vdekjes së burrit kam pas vështirësi të mëdha në jetë. Nuk po mundem të bëjë asgjë pa leje qëndrimi të përhershëm në Kosovë, jam bllokuar”, tha ajo.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme treguan arsyet se përse po iu bëhet ky refuzim.
“Ju njoftoj që pala Ifeta Palamar, në të gjitha rastet kur pala ka aplikuar për fitim të shtetësisë, arsyeja ligjore e refuzimit është mungesa e leje qëndrimit të përhershëm për 5 vite pasi që pala ka poseduar vetëm leje qëndrim të përkohshëm”, thanë nga MPB.
Shiko videon KËTU.