VIDEO: Publikohen pamjet kur dy persona vrasin 50 vjeçarin dhe ikin duke vrapuar

VIDEO: Publikohen pamjet kur dy persona vrasin 50 vjeçarin dhe ikin duke vrapuar

Qyteti i Gjilanit u trondit nga një vrasje që ndodhi në një kafene afër parkut të qytetit, ku me 17 plumba u ekzekutuan taksistit 50 vjeçar,B.K.

Për këtë vrasje e cila ndodhi më 12 shtator të vitit që lamë pas, deri më tani janë arrestuar katër persona.

Për arrestimin e personit të katër Policia e Kosovës kishte njoftuar me 20 janar të këtij viti arrestoi edhe personin e katër, i cili dyshohet se ishte pjesë e vrasjes.

Në pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se si dy persona shkojnë për ta kryer “punën” dhe më pas ikin nga vendi i ngjarjes.

Ashtu siç ishte raportuar, dy nga të dyshuarit kanë shkuar deri në vendin e ngjarjes me një veturë ‘’Audi A3’’, ku nga aty kanë dalë të armatosur dhe i afrohen të ndjerit, që ishte ulur në një kafeteri në Gjilan, duke kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Njëri nga të dyshuarit ka zbrazur tetë fishekë në drejtim të viktimës, kurse i dyshuari tjetër ka gjuajtur 50-vjeçarin me 9 fishekë.

Nga plumbat e shkrepur në drejtim të tij, B.V. është goditur në pjesët më vitale të trupit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Tre të dyshuarit F.O., G.B. dhe I.V. ndodhen në paraburgim që disa muaj.

I dyshuari i katërt, L.J., po ashtu ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar, por më pas ishte liruar./Gazeta Enigma/

Related Articles