Pas 20 vitesh dyqanit “Selaci” në Mitrovicë sot i ishte vënë dryni.
Në derën e saj ishte ngjitur njoftimi për vdekjen e pronarit Ali Maloku, i cili një natë më parë dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga njëri prej dy personave të maskuar që hynë për të plaçkitur në shitore.
Një trëndafil është vendosur para derës së mbyllur. Dryri iu vu dyqanit, brenda të cilit një natë më parë u vra pronari Ali Maloku.
Bashkë me errësirën që përfshiu rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, këtu arritën edhe dy persona të cilët ia kishin mësyrë të grabisnin e që më pas dyshohet se vranë pronarin.
Prandaj kalimi pranë këtij dyqani nuk është i lehtë për familjarët të cilët rrëfejnë se nuk ishte hera e parë që i ndjeri ishte cak i grabitjeve.
Veçse kësaj radhe mungesa e energjisë elektrike ua kishte bërë më të thjeshtë depërtimin brenda.
Veseli tregon që kishte hyrë në dyqan pak minuta para se të ndodhë ngjarja. Ai thotë se rreth 10 minuta para se të ndodhte krimi në dyqan kishte qenë edhe një fëmijë që kishte hyrë për të blerë diçka.
E ata që punonin afër, shprehen të mërzitur për mikun e tyre. Ndërsa, viktima punonte për mbijetesë.
Kështu u shpreh motra e 68 vjeçarit i cili vdiq, Xhezmije Maloku.Kjo tregon që ndonëse lokali i vëllaut të saj ishte thyer edhe më parë, i njëjti s’kishe qenë prezent.
Ndërsa kësaj radhe vetmbrojtjen e kishte të pamundur sepse ishte vetëm.
E me ndihmën e qytetarëve të cilët identifikuan të dyshuarit, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy persona. Viktima është varrosur gjatë së mërkurës në Shipol të Mitrovicës.