Vijnaldum shpëton PSG-në për të mos u turpëruar

Vijnaldum shpëton PSG-në për të mos u turpëruar

Skuadra më e  mirë e të gjitha kohërave në kampionatin Frances, Ligue 1, Paris Saint-Germain, shumë lehtë ka mundur të pësoj në udhëtim te Lens sikur këta të fundit të ishin me pak më shumë fat, shkruan Gazeta Enigma.

Ndonëse konsiderohej favorite absolute e takimit, PSG për pak sa nuk “u turpërua” nga skuadra modeste Lens, në udhëtim.

⏳ Full time / Fin du match Lens 1️⃣-1️⃣ Paris Saint-Germain Wijnaldum 90′ ???????? #AllezParisPosted by PSG – Paris Saint-Germain on E shtunë, 4 dhjetor 2021

Në fakt pjesa e parë ishte e nivelizuar sa i përket epilogut, pasi u mbyllë pa gola, ndërsa në pjesën e dytë vendësit ishin ata që shënuar të parët në minutën 62’ për avantazhin fillestar, përmes Seko Fofana.

Epërsinë skuadra e Lensit nuk arriti ta menaxhoj me sukses deri në fund, pasi saktësisht në minutat shtesë të vazhdimit, mysafirët nga Parisi përmes Vijnaldum barazuan shifrat (1:1) për epilogun përfundimtar të takimit, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles