Para disa çasteve u raportua për një vrasje në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Dyshohej se u vra një grua shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konifrmuar zëdhënësja e rajonit të Policisë, Flora Ahmeti.
E cila tha se viktima është 35 vjeçare dhe se policia janë duke e hetuar rastin.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.