Visar Bekaj pritet të vazhdojë karrierën në Europë

Visar Bekaj pritet të vazhdojë karrierën në Europë

Visar Bekaj pa asnjë dyshim është një nga portierët më të mirë në trojet shqiptare momentalisht.

Bekaj i cili luajti disa sezone për Prishtinën, aktualisht luan tek skuadra e Tiranës ku edhe po shkëlqen në kampionatin shqiptar me ekipin kryeqyteas.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se për Visar Bekajn ky sezon pritet të jetë i fundit për lojtarin në Shqipëri, pasi ai do të vazhdojë karrierën në Europë.

Aktualisht në drejtim të portierit kosovar ka ardhur një ofertë nga një klub mesatar i Superligës së Turqisë. Bekaj po shqyrton ofertën nga ky klub turk, megjithatë do presë deri në fundin e sezonit për të vendosur, pasi aktualisht është i fokusuar maksimalisht për të ndjekur objektivin me Tiranën.

25 vjeçari ka kontratë me klubin shqiptar deri në fundin e këtij sezoni, pra deri në qershor të vitit 2023.

Kujtojmë se Bekaj ka mahnitur me paraqitjet e tij në Shqipëri, ku për dy vite u shpall edhe portieri më i mirë në ligë.

Related Articles