Policia e Kosovës njofton se qe dy muaj janë zhdukur dy vajza të mitura nga Vitia, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rastin e ka raportuar nëna e tyre, e cila dyshon se vajzat gjenden në Shqipëri duke pasur parasysh se sipas saj edhe më pare kanë tentuar për të kaluar kufirin.
Ndryshe, në njoftim bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.