Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, një femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj, me ç’rast kanë vjedhur para, e stoli ari, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Policisë rasti është duke u hetuar.
“Prizren 05.02.2022-22:45. Me 06.02.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se, person-a të panjohur me forcë kishin depërtuar në brendinë shtëpisë së saj dhe nga aty kishin vjedhur para të gatshme dhe një sasi stoli ari dhe bizhuteri, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport të PK-së. /Gazeta Enigma.