Policia njofton për një vjedhje në Termocentralin Kosova A në Obiliq.
Policia ka pranuar informatën për vjedhje të një kablloje elektrike nga ky Termocentral, derisa ka ndaluar veturën me targa vendore në bagazhin e së cilës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg.
Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar, ndërsa dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër ndodhet në arrati.
“Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.