Përmes një shkrimi në Facebook, kompania e autobusit të aksidentuar sot në Bullgari, “Besa Trans”, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, raporton Gazeta Enigma.
Nga kjo kompani kanë thënë se janë në bashkëpunim me organet kompetente të Bullgarisë dhe Maqedonisë me qëllim që të zbulohen sa më shpejt hetimet.
“Zoti qoftë me ju dhe familjet e viktimave, për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat t’i shpërblej me parajsë”, thuhet nga kjo kompani. /Gazeta Enigma/.