Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda do t’i mungojë skuadrës së Torinos edhe në ndeshjen kundër Romës, ka raportuar “Tuttomercatoweb” të mërkurën.
Vojvoda nuk është rikuperuar ende nga lëndimi i muskulit të këmbës dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për vikend.
Torino, të dielën mbrëma e pret në shtëpi skuadrën e Romës në kuadër të xhiros pesë të kampionatit italian.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë rresht për Vojvodën që i mungon Torinos, pasi ai nuk luajti as në duelin e fundit ndaj Salernitanas.
28-vjeçari këtë edicion ka 4 paraqitje për Torinon në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim. Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2020 dhe së shpejti pritet ta rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.