Von Cramon: Jemi duke punuar që shumë shpejt të liberalizohen vizat për Kosovën

Von Cramon: Jemi duke punuar që shumë shpejt të liberalizohen vizat për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, tha të martën se janë duke punuar që shumë shpejt të arrihet liberalizimi i vizave për kosovarët, raporton Gazeta “Enigma”.



Von Cramon gjatë një konference për media në Prishtinë, për publikimin e raportiti me të gjeturat nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tha se nuk është përgjegjësi e Parlamentit Evropian për të dhënë dritën e gjelbër

“Ne të gjithë jemi përgjigjur, nuk është përgjegjësi e parlamentit Evropian që të jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe jemi duke punuar që kjo të ndodhë shpejtë”./Gazeta Enigma.

Related Articles