Von Cramon: Liberalizimi i vizave mos të lidhet me dialogun

Von Cramon: Liberalizimi i vizave mos të lidhet me dialogun

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk duhet të lidhet me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky reagim i saj në X vjen pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë sa mund të pezullohet vendimi për liberalizim të vizave nëse palët në dialog nuk janë të përgjegjshme.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave të vonuar prej kohësh. Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë”.

“BE-ja duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024”, ka thënë Von Cramon.

Related Articles