Von Cramon: Macron do të mund t’i jepte diçka Kosovës në vend që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës ti ofrojë diçka BE-së

Von Cramon: Macron do të mund t’i jepte diçka Kosovës në vend që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës ti ofrojë diçka BE-së

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, kundërpërgjigjet direkt ndaj akuzave që vijnë në llogari të saj nga Beogradi.

Ajo akuzohet si lobiste e madhe e Kosovës së pavarur të cilën sipas politikanes gjermane medoemos duhet ta njoh edhe Serbia në rast se do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

”Rregullat janë fortë të qarta dhe presidenti i Serbisë e di këtë. BE-ja e ka bërë të qartë në secilin rreth të bisedimeve të dialogut se pa njohje të ndërsjellë pa finalizimin të këtij procesi për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë nuk do të ketë asnjë të ardhme evropiane. Prandaj ne po punojmë me të dy palët që të ketë kompromis sikur nga presidenti serbe ashtu dhe nga kryeministri i Kosovës”, shprehet von Cramon, përcjell klankosova.

Ndërkohë është një pikë e Ujdisë së parë Kosovë-Serbi nga viti 2013 që në Prishtinë po has në kundërshti.

Kryeministri Albin Kurti e ka bërë të qartë se nuk themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe si i tillë pasi që nuk mund të ketë Institucion një etnik.

Von Cramon e cila të hënën takoi në bisedë të mbyllur shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare thotë se kjo çështje duhet të adresohet me kujdes në kuadër të marrëveshjes finale.

”Në ligjet e Kosovës ekzistojnë dispozita ligjore që ofrojnë një masë autonomie për minoritetet përfshirë atë serb. Do të ishte mirë që të kemi një pasqyrë se çka ka në këto ligje dhe pastaj të flasim se si të shkohet para me procesin. Sigurimi i këtij informacioni do të ishte shumë i rëndësishëm të paktën për mua në Parlamentin e Evropës”.

Raportuesja në Parlamentin e Unionit i cili disa herë ka votuar liberalizimin e vizave për kosovarët akuzon Francën se po mban peng vendimin final që e merr Këshilli evropian.

”Franca luan lojë të brendshme, kështu ajo po instrumentalizon e mban peng qytetarët e Kosovës”

Von Cramon nuk pajton assesi as me presidentin Emmanuel Macron.

Sipas rrëfimit të shefit të Qeverisë, kur takoi kryetarin e Francës ai e pyeti mes tjerash se çka është në gjendje të japë Kosova në këmbim të marrjes së njohjes nga Serbia.

”Unë shpresoj që Macron do të mund ti jepte dicka Kosovës në vend që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës ti ofrojë diçka BE-së”.

Related Articles