Von Cramon: Momentum i ri në dialog pas formimit të Qeverisë në Serbi, koha që të ketë rezultate konkrete

Von Cramon: Momentum i ri në dialog pas formimit të Qeverisë në Serbi, koha që të ketë rezultate konkrete

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, teksa ka komentuar procesin zgjedhor të mbajtur më 17 dhjetor në Serbi, ka folur edhe për procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Von Cramon është shprehur se pas formimit të Qeverisë së re serbe, do të ketë një momentum të ri në dialog.

Ajo pohoi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm procesin e bisedimeve, mirëpo sipas saj, u takon palëve të tregojnë më shumë vullnet.

“Mendoj që pas këtyre zgjedhjeve në Serbi, do të krijohet një momentum i ri në dialog, sepse ka ardhur koha që të ketë rezultate konkrete. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e mbështesin fuqishëm dialogun, por megjithatë i takon palëve që të tregojnë më shumë vullnet”, ka thënë Von Cramon për tëvë1.

Sa i përket mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve, eurodeputetja ka pasur mjaftueshëm kritika.

Von Cramon ka thënë se ka pasur keqpërdorim të burimeve administrative gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Sipas saj, partia në pushtet ka përdorur të gjitha mjetet e mundshme për të siguruar vota.

“Një grup i madh i vëzhguesve nga OSBE, ODHIR dhe nga Parlamenti Evropian, vëzhguan nga afër zgjedhjet në Serbi. Në raportet e tyre thuhet qartë se në zgjedhjet në Serbi ka pasur shpërdorim të burimeve administrative, blerje votash, dhe regjistrime të rreme. Më së shumti probleme janë evidentuar në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Partia në pushtet i përdori të gjitha mjetet e mundshme që i kishte ne dispozicion për të marrë vota dhe kjo është shkelje flagrante e standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thënë ajo.

Related Articles