Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se përveç Francës ka edhe më shumë shtete që kanë rezerva lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas Von Cramon, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se nuk ka kurfarë ndëshkimi për shkak të mungesës së rezultateve.
“Pavarësisht se cila qeveri ka qenë në pushtet nuk ka pasur rezultate për viza. Diskutimet në Këshill janë për gjendjen në vend në terren. Ju vërtetë keni permbush gjithçka që lidhet me liberalizimin e vizave. Kjo nuk lidhet me mungesën e rezultateve në dialog” – tha ajo në konferencë për media.
Në pyetjen se a pritet të ketë liberalizim të vizave për kosovarët këtë vit, ajo ka thënë se nuk ka datë se kur përfundon procesi. Po shton se ka mesi i nëntorit do të votohet në Këshillin Evropian.
“E kam parë që kjo ishte në agjendë për herë të parë. Do të ketë edhe një votim tjetër ka mesi i nëntorit ose fundi i dhjetorit. Po punojnë shumë në prapaskenë që ta shohim një vendim pozitiv që qytetarët e Kosoves e kanë merituar moti dhe nuk mund tia shpjegosh askukt se ke kur i shikon vlerësimet pozitive dhe reformat jo që janë hartu e ratifiku por edhe zbatu.
Ajo tha se po vuan me qytetarët e Kosovës.
“Edhe une po vuaj sikur secili nga ju. Shpresoj qe do të shohim rezultate sa më shpejtë pa kufizime të reja pa metodologji të re që nuk është diskutu më herët” – tha Viola von Cramon.