Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se vizita në Kinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet të jetë sinjal për Bashkimin Evropian.
Von Cramon ka thënë se derisa të tjerët janë takuar në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Vuçiqi ka zgjedhur ta vizitojë Kinën.
“Derisa të gjithë po takohen për Procesin e Berlinit në Tiranë, presidenti i një shteti ‘kandidat’ të BE-së ka festuar muajin e tij të mjaltit në Kinë. Është po ashtu sinjal drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Von Cramon në platformën “X”.
While everyone is meeting for the #BerlinProcess in #Tirana the President of one EU “candidate” state celebrates his honeymoon in China.
Also a signal towards the EU. https://t.co/T2NtgdYV9W— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) October 16, 2023