Von Cramon: Shpresoj se Kurti do t’a dëshmoj se e kupton rëndësinë e dialogut

Von Cramon: Shpresoj se Kurti do t’a dëshmoj se e kupton rëndësinë e dialogut

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka komentuar takimin mes Kurtit dhe Vuçiq për dialog, që u mbajt dje në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.

Von Cramon shpreson se Kurti do t’a dëshmoj se e kupton rëndësinë e dialogut, pasi sipas saj vullneti është një parakusht për negociata të suksesshme dhe kjo vlen si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën

Tuje, Von Cramon tha se administrata e Bidenit ka pritje të mëdha, duke theksuar se shohin nevojën që kryeministri Kurti të mos ngutet, por të mendojë me kujdes për atë që është arritur deri më tani”

“Puna e qeverisë së tij duhet të bazohet në arritjet e mëparshme. Sidoqoftë, këto do të jenë negociata të komplikuara dhe ne nuk duhet domosdoshmërisht të presim që rezultatet të arrihen menjëherë pas një raundi, dhe ne duhet të kemi parasysh se asgjë nuk është rënë dakord derisa gjithçka të bihet dakord  “, përfundoi Von Cramon

Related Articles