Von Cramon: Vrasjet dhe zhdukjet e gazetarëve shqiptarë dhe serbë – të jenë prioritet për Qeverinë

Von Cramon: Vrasjet dhe zhdukjet e gazetarëve shqiptarë dhe serbë – të jenë prioritet për Qeverinë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar në Twitter lidhur me raportin e fundit që ka dorëzuar në Komisionin e Punëve të Jashtme të PE, se “mosndëshkimi afatgjatë për vrasjen dhe zhdukjen e gazetarëve serbë dhe shqiptarë në Kosovë duhet të bëhet prioritet për Qeverinë e Kosovës”.

“Mosndëshkimi afatgjatë për vrasjen dhe zhdukjen e shtatë gazetarëve serbë dhe gjashtë shqiptarë të Kosovës duhet të bëhet prioritet për qeverinë”, tha ndër të tjera Von Cramon në lidhje me raportin e fundit të PE-së.

Von Cramon po ashtu deklaroi se “Kosova spikat në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për lirinë e medias”.

Ajo së fundi u takua me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili deklaroi pas takimit se ata “këmbyen shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”.

Related Articles