“Vota kundër Kosovës në KiE, dëshmoi se Mali i Zi vijon të kompromentohet nga Serbia”

“Vota kundër Kosovës në KiE, dëshmoi se Mali i Zi vijon të kompromentohet nga Serbia”

Danilo Kaleziç, politolog dhe studiues malazez, në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të dielën, tha se obsesioni i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj Malit të Zi, zbuloi frikën dhe panikun e presidentit serb për faktin se opinioni në Serbi shumë shpejt do të kuptojë se ai është zotuar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

“Në sfondin e obsesionit tradicional ndaj Malit të Zi, shpërthimi i zemëratës së Vuçiqit duhet të vihet në kontekstin e përdorimit të brendshëm për të demonstruar fuqi dhe supremaci mbi fqinjët rajonalë në përpjekje për të thithur pakënaqësinë publike për faktin se është ai që në të vërtetë njohu pavarësinë e Kosovës”, theksoi politologu dhe studiuese malazez.

Duke komentuar mungesën e reagimit të presidentit dhe kryeministrit të Malit të Zi – Jakov Milatoviç dhe Millojko Spajiç – ndaj deputetes malazeze që votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, shtoi se ky është një shembull tjetër që tregon se pushteti ekzekutiv në Mal të Zi nuk është në gjendje të mbrojë shtetin dhe interesat kombëtare deklarativisht.

“Shpresoj që partnerët tanë perëndimorë të mos e injorojnë këtë. Mali i Zi vazhdon të shpenzojë kredinë e politikës së jashtme që fitoi nga rivendosja e pavarësisë deri në fitoren e kundërrevolucionit klerik. Faza e fundit e kompromentimit të rolit rajonal të Malit të Zi është duke u zhvilluar – marrëdhëniet fqinjësore, veçanërisht me Kosovën, janë dëmtuar”.

Related Articles