Të dielën, më 28 dhjetor, nga ora 07:00 deri në 19:00, qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote do t’u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, shkruan Gazeta “Enigma”.
Gjatë gjithë ditës së votimit, Gazeta Enigma fton qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi apo shkelje eventuale që mund të vërejnë gjatë procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, duke na shkruar drejtpërdrejt në faqen tonë zyrtare në Facebook ose përmes email-it.
Email: [email protected]
Facebook: Gazeta Enigma
Raportimet apo denoncimet mund të bëhen duke dërguar fotografi, video apo edhe vetëm informata të shkruara, varësisht nga rasti dhe mundësitë e raportuesit. Qytetarët kanë gjithashtu mundësinë të zgjedhin nëse dëshirojnë të identifikohen me emër apo të raportojnë në mënyrë anonime.
Gazeta Enigma garanton se të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe nuk do të ndahen me asnjë palë të tretë. Qëllimi ynë është të kontribuojmë në një proces zgjedhor transparent dhe të drejtë, duke mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e qytetarëve që raportojnë.
