Votat e diasporës: A do ketë balotazh në Gjilan?

Votat e diasporës: A do ketë balotazh në Gjilan?

Po shkon drejt fundit numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Gjilanit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Alban Hyseni Vetëvendosje ka marrë 51.77 për qind ose 687 vota, Arbër Ismaili LDK 36.32 ose 482, Riad Rashiti PDK 9.19 për qind ose 122 vota, Nazim Gagica i AAK 1.51 për qind ose 20 vota, Isa Agushi Bashkimi për Ndryshim Anamorava 0.98 për qind ose 13 vota, Ilir Poroshtica GUXO 0.23 për qind ose tri vota.

Rezultatet preliminare të KQZ-së tregojnë se Gjilani mund të shkojë në balotazh. Alban Hyseni VV prin me 49.79 për qind ose 21 mijë e 463 vota, pasuar nga Arbër Ismaili LDK me 34.24 për qind ose 14.761 vota.

Kujtojmë, Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar sot publikimin e rezultateve nga votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Related Articles