Sot gjatë ditës do të vazhdoj procesi i numërimit të fletëvotimeve nga diaspora, konkretisht ato të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ në orën 23:48, deri më tani janë numëruar 44.19% e kutive të votimit.
Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 81.89% të votave, e ndjekur nga LDK me 7.21%, PDK me 5.75%, AAK-Nisma me 1.54% dhe Koalicioni për Familjen me 1.07%.
Më 8 shkurt 2025, procesi i votimit u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.
Nga 20,324 qytetarë të regjistruar për këtë mënyrë votimi, pjesëmarrja ishte 75.57%, duke shënuar 15,352 votues aktivë. /Gazeta Enigma