Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të seancës së 52-të konstituive, raporton Gazeta Enigma.
“Kjo seancë u mbajt pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese për mundësinë e një masa të përkohshme qe Gjykata do ta aplikojë nga data 27. Tani më, nëse shihni kërkesat, ka vërshim të kërkesave si nga deputetët si nga presidentja, për të sqaruar një herë e mirë një situatë të tillë, për ta bërë më të thjeshtë themelimin e organeve shtetërore, unë besoj që Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin që do të dalë shpejt, përfundimisht do ta sqarojë pasojat juridike dhe rrugën që duhet ndjekur”, tha Limaj.
Ndër të tjera ai shtoi se për të nuk ka qenë asnjëherë temë për të Kryetari i Kuvendit.
“Sa muaj u bënë tani, vazhdimisht kam thënë, shumicë qeveritare, nuk ka zgjidhje parciale. Është bërë temë çështja e kryetarit të Kuvendit. Fundamenti i kësaj pune, është mospasja e numrave për qeveri.Përderisa nuk ka numra për qeveri, gjërat kanë mbetur këtu. Po të ishin votat, shumica e qeverisë e zgjedh kryetarin e Kuvendit, demonstrohet votat. VV-së i mungojnë votat. Ne si Nismë kemi qenë, do të kontribuojmë në zgjidhjen në ndërtim të institucioneve. Do të japim kontributin tonë. Mos harroni Nisma ka veç 3 vota”, tha Limaj.