Voton kryeministri Kurti: Pjesëmarrja masive e qytetarëve në votim është e pritshme

Voton kryeministri Kurti: Pjesëmarrja masive e qytetarëve në votim është e pritshme


Kryeministri, Albin Kurti ka shfrytëzuar orën e para të mëngjesit për të shfrytëzuar të drejtën e votës, raporton Gazeta “Enigma”.


Me këtë rast Kurti ftoi gjithë qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Pas kryerjes së procedurës së votimit në zgjedhjet lokale, Kurti ka deklaruar se si qytetar i Republikës dhe banorë i kryeqytetit sapo ka votuar dhe ka ushtruar të drejtën demokratike për të zgjedhur kryetarin e Komunës, që do të qeverisë në katër vitet në vijim.

“Komuna është shumë e rëndësishme, në njërën anë është publikja e lagjes dhe qeliza e Republikës, andaj ju inkurajojë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë mundësinë të përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre nëpërmjet udhëheqësve që do të zgjedhin sot. Moti është shumë i bukur dhe pa të reshura, andaj pjesëmarrja sa më masive është e pritshme”, tha Kurti. /Gazeta Enigma.

Related Articles