Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguarr në lidhje me vrasjen e vajzës 18 vjeçare nga Ferizaj duke thënë se drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre, ndryshon situatën e trishtë të pabarazisë.
Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare.
‘’ Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave’’, shkroi Osmani.
Ajo iu shprehi ngushëllime familjarëve të së ndjerës derisa tha se drejtësinë ua kanë borxh grave që përjetuan dhunë të tillë nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë.
Postimi i plotë në Facebook:
Për vajzën 18- vjeçare që e vranë në Ferizaj duhet të ketë drejtësi. Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë.
Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave.
Dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, por shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.
Familjarëve, miqve dhe gjithë shoqërisë së vajzës së ndjerë u shprehu ngushëllime të sinqerta! Shpirti i saj do të pushojë në paqe atëherë kur të ketë drejtësi. Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë.
M.O, 18-vjeçare, është privuar nga jeta ditën e djeshme në Ferizaj. Për këtë rast tragjik ka dalë në konferencë për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se shumë shpejt do të vërtetohet edhe mënyra si ka qenë i involvuar personi i dytë dhe i parë në vrasjen e vajzës.