Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D..

I pandehuri dyshohet për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri. 

Ai thuhet se dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

“I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin thuhet se do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. /Gazeta Enigma

Related Articles