Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, ndizen qirinj para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, ndizen qirinj para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentët e Lëvizjes Studentore Studim Kritikë Veprim ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vllasiu nga fqinji i tij 38 vjeçar.

“Mateo Vllasiu doli për xhiro me biçikletë dhe nuk u kthye më kurrë. Sot nuk ishte ditë e zakontë mësimi sepse banka ku ulej vogëlushi 8 vjeçar ishte bosh. Përveçse një krim makabër, ngjarje e tmerrshme dhe vrasje tronditëse, kjo është një këmbanë për tërë shoqërinë”, vlerësoi kjo Lëvizje.

Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim iu bashkua thirrjes “Drejtësi për Mateon”. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles