I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë, Gjergj Gjokaj, është ende duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, pas lëndimeve të marra dhe plagosjes.
Familjarët e tij kanë dërguar video në Gazetën Express përmes së cilës pretendojnë se Gjokaj u rrah brutalisht dhe u plagos me armë zjarri në këmbë po atë natë.
Ndaj tij tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë drejtuar Gjykatës, Gjokaj “me datën 25 qershor 2023 rreth orës 20:20min në fshatin Madanaj të Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin H. I. dhe B. I., nga fshati Madanaj dhe këtë për shkak të një kontesti pronësor.
KUJDES, pamje të rënda