Para pak ditësh në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj.
Ditë më pas, i biri i të dyshuarës N.M, ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më herët, për Nacionalen, transmeton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se axhi i tij tashmë i ndjerë, asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën e tij, siç kishte deklaruar ajo në Prokurori.
“Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin me axhin e kemi pasë të shkëlqyer”.
”Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndje si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë”.
”Ma herët kemi jetu bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pi bashkë me të”.
”Ai e ka pa që zhurmat që janë kriju nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit”.
Ju s’e keni dëshmuar ndonjëherë ndonjë konflikt verbal të axhës me nënën tuaj?
”Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënu nanen tem”.
”Mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentu me sulmu fizikisht nanen tem”, ka deklaruar ai. /Gazeta Enigma