Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Liridona Murselit më 29 nëntor në Prishtinë pasi të premten ka arrestuar tre të dyshuar për këtë vrasje, ku në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i viktimës i cili ka pranuar para hetuesve policorë se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.
Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë, dorasi G.P dhe tjetri K.K, pjesëtar i FSK-së.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.