Avokati Arber Jashari vlerëson se vrasja e Liridona Murselit, gruas së Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, ka më shumë karakteristika të një vrasjeje të planifikuar sesa të një grabitjeje.
Jashari ka shkruar se grabitësi nuk grabitë vetura private, si dhe ai zakonisht target i ka bankat e bizneset që kanë shumë qarkullim.
“Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim(marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari etj.) Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona”, ka shkruar Jashari.
Tutje ai argumenton se grabitësi nuk e ka për qëllim vrasjen, por sipas tij, ai vret vetëm kur i zbulohet identiteti.
“Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit. Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua”, ka shkruar Jashari.