Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq, sot do të merren në pyetje të akuzuarit për vrasjen e tij

Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq, sot do të merren në pyetje të akuzuarit për vrasjen e tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën pritet të merren në pyetje të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Sipas njoftimit, seanca gjyqësore pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë me filim nga ora 9:00.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 27 dhjetor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Mihajloviq lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, të cilin e ngarkon me katër vepra penale.

Akuza thotë se i njëjti, nga viti 2014 e tutje, si anëtar i grupit të organizuar dhe i strukturuar kriminal së bashku me Nedelkjo Spapojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, duke vepruar nën udhëheqjen e Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, me role të caktuara dhe në bashkëpunim ndërmjet vete kanë vepruar për një periudhë të gjatë kohore, ku secili nga të pandehurit kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllime të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi ka ardhur deri tek vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor, ku për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

Related Articles