Tre persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shoqëruar për në Stacionin e Policisë lidhur me rastin ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur në Klinë.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, tha Gashi.
Ndryshe, nga kjo ngjarje ka mbetur i vrarë një person dhe një i plagosur si pasoj e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në fshatin Vollajkë të Klinës.
Tutje, Gashi ka konfirmuar se njëri nga viktimat ka vdekur në Spitalin e Pejës.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka bërë të ditur Gashi.