Vrasja në Vushtrri, arrestohet një 19-vjeçar

Vrasja në Vushtrri, arrestohet një 19-vjeçar

Mbrëmjën e së dielës ka ndodhur një vrasje në Vushtrri, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

E tashmë është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi policisë për rajonin e policisë, Avni Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se i arrestuari është B.D., 19-vjeçar

“Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është  konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.  Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja”.

“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”, tha Zahiti. /Gazeta Enigma

Related Articles