Para disa çastesh u raportua për një vrasje në Fshatin Gushtericë të Poshtme, ku dyshohej se viktima është qëlluar nga vëllau i tij.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident me armë zjarri ku një person mbeti pa shenja jete.
“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Ndër të tjera theksoi se personi i dyshuar është zyrtar policor dhe momentalisht është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, shtoi Ahmeti./ GazetaEnigma