Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç, do të zhvillohet nesër në Berlin, në prani të emisarit sllovak Miroslav Lajçak, pasi u ftuan nga kancelari gjerman Olaf Scholz, shkruan Gazeta Enigma.
Vuçiç u shpreh se ka ‘tremë’ nga ky takim që do të zhvillohet nesër, pasi sipas tij bisedimet në kryeqendrën gjermane nuk do të jenë aspak të lehta, shkruan Tanjug, përcjellë Gazeta Enigma.
“Kam tremë, nuk do të ketë bisedime të lehta në Berlin”, u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Scholz në përkrahje të dialogut në Berlin ka ftuar edhe emisarin sllovak, Miroslav Lajcak./GAZETAENIGMA/