Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Kosova nuk mund të ndalojë importin e mallrave serbe.
Vuçiç deklaroi se: “Ju nuk mund ta ndaloni importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot – nga Cefta e deri te të gjitha rregulloret tjera ligjore, këtë nuk guxoni dhe nuk mund ta bëni. Së dyti, po tregoni se dëshironi të vdisni popullin serb në Kosovë, për t’i lënë pa ushqimet bazë – bukë, qumësht. Shumica e brumërave këta njerëz i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës”, transmeton ‘Report TV’.